Biologu Ethem Ruka shpreh shqetësimin se virusi COVID-19 është ende aktiv në Shqipëri. Ai e argumentonte fakte se përse duhet pasur kujdes, që situata mos të dalë nga kontrolli.

“Sot përqindja e te shëruarve arriti ne 56%, ose 1 % me shume se ditën e djeshme, ndërsa numri i te sëmurëve (pacientet aktiv) u ul ne 39 % ose 1% me pak se diten e djeshme. Permiresim i ngadalte dhe rritje e numrit te infektimve ne raport me diten e djeshme. Oshilacionet e infektimeve ne dhjete ditet e fundit janë mjafte te dukshme. Virusi, për fat te keq është ende aktive.”, shkroi Ruka në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re