Rusia vazhdon më tej botërorin e saj shtëpiak falë penalltive duke u treguar më të saktë se spanjollët që gabuan dy të tilla me Koke dhe Aspas. Shumë të saktë rusët në gjuajtjet e tyre dhe portieri Akinfev bën heroin.

Ndeshja është mbyllur në barazim dhe golat janë shënuar në dy format tradicionale të këtij botërori. Spanjollët kalojnë përpara me një autogol të Ignasheviç ndërsa barazimi vjen pas një penalltie të fituar dhe realizuar nga Xjuba.

E gjitha kjo ndodhi në pjesën e parë pasi në pjesën e dytë pavarsisht përpjekjeve spanjolle rezultati nuk ndryshon. Nuk ka gola as në dy shtesat ku u praktikua për herë të parë edhe zëvendësimi i katërt. Kështu rusët vazhdojnë më tej dhe në mbrëmje presin kundërshtarin e tyre në çerekfinale që do të zgjidhet mes Kroacisë dhe Danimarkës./Berati.TV

Spanjë 1-1 Rusi (pen 3-4)

Shënues: Ingasheviç 12’ (a), Xjuba 41’ (pen)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re