Një ari i shkëputur nga i zoti, u ka futur tmerrin banorëve të një qyteze në Rumani.

Kafsha e pyllit, pasi shqeu një dhi, iu sul një shkolle duke kaluar portën e saj, por që për fat aty nuk gjendej frymë njeriu për shkak të pushimeve.

Në një moment të caktuar ai u qëllua dhe u vra nga gjuetarët, për shkak të rrezikshmërisë që po shfaqte.

Po këto ditë, një ari sulmoi dy roje në një kopsht zoologjik në qytetin e Brasov.

Është vlerësuar se në Rumani ka rreth 6,000 arinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re