Skip to content

Rumani, gjendet një helmetë ushtarake rreth 300 vjeçare e periudhës osmane

Policia në provincën rumune Agres ka njoftuar se ka gjetur një artefakt 300-vjeçar, i cili supozohet se është një helmetë ushtarake e periudhës osmane.

Ai u përgatit për shitje në një platformë interneti.

Në njoftimin e policisë së Arges thuhet se një “përkrenare ushtarake osmane” që besohet të jetë e shekullit 18-të, ishte gjetur në shtëpinë e një 55-vjeçari që jetonte në qytetin Stefanesti.

Ata deklaruan se kërkimi për artefaktin, i cili ishte përgatitur për shitje në një platformë ku shiteshin artefakte historike dhe antike, u bë në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Pitestit, në kuadër të një hetimi penal për vjedhje dhe fshehje të trashëgimisë kulturore.