Instituti për Hulumtime të krimeve të epokës Caushesku në Rumani, që punon nën patronazhin e qeverisë vendase, u ka kërkuar prokurorëve të hetojnë 340 vdekjet e fëmijëve në një jetimore në epokën e komunizmit.

Sipas këtij instituti, vdekjet kanë ndodhur në mes të 1980 dhe 1989 në atë që e quan “jetimore e tmerrit”, pasi bëhet fjalë për një vend ku trajtoheshin fëmijët me çrregullime kronike neurologjike.

Gjithsej 8,586 fëmijë u pranuan në këtë jetimore prej vitit 1956 deri në fund të vitit 2001.

Instituti kërkon një hetim për të përcaktuar nëse ankthi në një jetimore ka kontribuar në vdekjet masive.

AP tha se pas ekzekutimit të udhëheqësit komunist Nikolae Çaushesku, u shfaqën skenat të mijëra fëmijëve rumunë të mbetur në jetimore, shpesh në kushte të tmerrshme mjerueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re