Skip to content

“Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksinash anti-Covid”, flet Taulant Balla: I shpreh mirënjohje Presidentit dhe Kryeministrit rumun, një falenderim i veçantë për Ambasadorin Serban

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar ditën e sotme se qeveria e Rumanisë ka vendosur ditën e sotme t’i dhurojë Shqipërisë 150 mijë vaksina anti-Covid.

Taulant Balla ka shprehur mirënjohje Presidentit dhe Kryeministrit rumun, si edhe ka shprehur një falenderim të veçantë për Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Serbian.

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona”, shkruan Balla.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb