Që sot, Rumania është zyrtarisht kryesuesja e Bashkimit
Evropian në një mandat prej 6 muajsh.

Në këtë mandate, Rumania do të ketë çështje të vështira në
agjendë, si ç’është vazhdimi i procesit të integrimit për vendet e Ballkanit
Perëndimor dhe mbajtja e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Rumania gjithashtu po intensifikon punën e Unionit mbi tema të
tilla si migracioni, reforma e politikës bujqësore dhe mbrojtja.

Kryeministri rumun Viroço Dancila njoftoi se do të punojë për
ndërtimin e një Evrope që është një faktor global dhe brenda të cilit të gjithë
anëtarët mbështeten në njëra-tjetrën dhe ndajnë të njëjtat vlera.

Dy ngjarje të rëndësishme do të zhvillohen gjatë presidencës
rumune të Bashkimit Evropian, Brexit dhe zgjedhjeve parlamentare evropiane.

Deri më 29 mars, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga
Bashkimi Evropian në përputhje me një procedurë që filloi dy vjet më parë.

Sfida e dytë për Rumaninë do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të
Parlamentit Europian të shpallura për periudhën 23-26 maj, me një proces prej
rreth 400 milionë votuesish.

Pas 6 mujash, nga Rumania kryesimi i BE-së kalon nga Finlanda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re