Në Rumani po mbahen zgjedhjet presidenciale, me kreun aktual të shtetit Klaus Iohannis, i cili konsiderohet si favorit kryesor.

Rreth 18.2 milion votues po zgjedhin për një nga 14 kandidatët që garojnë për një mandat pesë vjeçar, raporton AP.

Sipas sondazheve të fundit, Presidenti aktual Iohannis do të fitonte 40 përqind të votave, duke patur si rival kryesorë një grua, kandidaten e qendrës së majtë Viorica Dancila.

Te kandidatët është dhe Mircea Diaconu, ish-aktor dhe drejtor teatri, si dhe Dan Barna, drejtues i partisë së tretë më të madhe, Aleancës së Shpëtimit të Rumanisë.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 përqind të votave, një raund i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 24 nëntor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re