Studio e “Quo Vadis” në Vizion Plus e moderuar nga Pranvera Borakaj, është kthyer në një arenë debati mes deputetit Dashnor Sula dhe avokatit Gentian Rumano, shkak është bërë dekalrata e këtij të fundit.

Rumano ka thënë se në situatën aktuale politike, duke ju referuar elitës, tha se kryeministri Edi Rama dhe PS mbeten alternativa më e mirë.

Deklaratë e cila nuk i ka pëlqyer aspak Sulës, i cili u hodhi akuza për korrupsion ndaj qeverisë.

Pjesë nga biseda:

Rumano: Në atë elitë politike ai është më i miri.

Sula: Po hëngre dardha nga mbrapa. Kur e thua ti që je i emancipuar.

Rumano: Këtë se them unë ore, e thonë të gjithë. Në këtë moment që jeni më i mirë se ju ëstë ai. Ju nuk jeni kurrëkund.

Sula: Ne e kemi fajin?

Rumano: Sot për sot nuk jeni alternativë bindëse.

Sula: Merre në shtëpi.

/Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re