“Reforma Zgjedhore” ka qenë tema e diskutimit këtë të hënë në Vizion Plus në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio Gentian Rumano theksoi se prej vitesh në Shqipëri ndryshimet në sistemin zgjedhor bëhen me qëllim të përfitojnë vetëm partitë e mëdha.

Pjesë nga biseda:

Gentian Rumano: Ai sistem zgjedhor që kërkon Endri është një ëndërr.

Endri Shabani: Është në Kosovë.

Gentian Rumano: Është një sistem që do të realizohet një ditë, por për momentin ëhstë ëndërr. Pas përfundimit të zgjedhjeve kërkohet që t’i bëhet përmirësim kodit zgjedhor, për të arritur përfitimet personale si subjekte politike. Deri më sot nuk ka patur ndryshime për të përfituar sistemi,. Por dy partitë politike. Kemi një histori të përsëritur për shumë vite, në fillim thuhet se zgjedhjet ishin të manipuluara, pastaj shkojmë te diskutimet, konkluzioni dalin te ndryshimet në kod. Nuk është bërë akoma një kod zgjedhor që t’i rezistojë kohës.

Endri Shabani: Sistemi zgjedhor ka qëndruar që në 2008-n, ka patur vetëm ndryshime teknike.

Gentian Rumano: Po pra forcat e mëdha politike kërkojnë që të mos çojnë dëm votat. Pra subjektet e vogla të votohen por të mos marrin deputetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re