Situata në Ukrainë nuk është as afër qetësimit, përkundrazi.

Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje rezervistëve ushtarakë që të kontaktojnë Ministrinë e Mbrojtjes për rekrutimin e shkaktuar nga akumulimi i trupave ruse në kufi, por deri më tani ka përjashtuar mobilizimin e përgjithshëm.

Zelenski tha se ai ishte ende duke kërkuar një zgjidhje diplomatike të krizës, duke theksuar se Ukraina “nuk do t’i dorëzojë as një pjesë të territorit të saj Rusisë”.

“Prioriteti im është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Zelenski.

Presidenti i Ukrainës shtoi se i mirëpret sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore.

Kujtojmë se BE dhe SHBA vendosën paketa të reja sanksionesh ndaj Rusisë gjatë ditës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re