Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është vendosur sërish në qendër të vëmendjes nga gazeta investigative, Mother Jones.

 

Kete here, gazeta I është referuar gjetjeve të një grupi gazetarësh investigativë të BBC që treguan se pas kompanisë Biniata Trade që pagoi lobistin Nik Muzin me 150 mijë dollarë, qëndron një firmë me pronësi ruse.

 

Pesë vjet më parë, media zbuloi se pas Biniata Traede ishte një shtetas rus, por ky fakt nuk ishte bindës. Pas kësaj, u ngrit pyetja: kush ishte pikërisht pas kompanisë, në Rusi?

 

Në fillim të këtij muaji, një ekip gazetarësh hetues në BBC, zgjidhi një pjesë të misterit. Ata zbuluan se kompania skoceze që paguante për lobimin e Muzin në SHBA për Lulzim Bashën ishte në pronësi të një banori të Moskës.

 

Ky ekip gazetarësh investigativë gërmoi së fundmi në dokumente nga një prej kompanive, dosjet e së cilës janë përfshirë në Pandora Papers: Alpha Consulting.

 

Kjo firmë, me bazë në Seychelles dhe në pronësi të një shtetaseje ruse të quajtur Victoria Valkovskaya, krijon kompani të fshehta offshore për klientët e saj, duke përfshirë anëtarë të rrethit të ngushtë të liderit rus Vladimir Putin.

 

Biniatta Trade ishte ndër kompanitë të krijuara nga Alpha Consulting, e cila përdori struktura komplekse, në atë që duket të jetë një përpjekje e qëllimshme për të fshehur pronarët e vërtetë të firmave që sajoi.

 

Ky informacion i ri i zbuluar nga Pandora Papers është më shumë provë – shkruan Mother Jones – se pagesa që mori Muzin ishte e lidhur me një projekt të ndikimit rus.

 

Ky operacion i veçantë ishte pjesë e asaj përpjekjeje më të madhe klandestine që përfshinte përpjekjen e suksesshme të Rusisë për të ndihmuar Trumpin të fitonte Shtëpinë e Bardhë në 2016.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re