Forcat ruse hapën një breshëri të rëndë zjarri në qytetin kufitar në veri të Ukrainës, Vovchansk. Moska aktualisht është duke kombinuar sulmet ajrore, artilerinë e rëndë, këmbësorinë dhe dronët.

Pamjet e Sky News tregojnë më shumë trupa ruse brenda qytetit – vetëm tre ditë pasi Rusia nisi një sulm të befasishëm përtej kufirit në rajonin ukrainas që rrethon qytetin e Kharkivit.

“Ata po përparojnë në zonën e banimit të Vovchansk dhe po hyjnë në shtëpitë e njerëzve të tjerë. Kjo është vetëm vala e parë. Ata po testojnë mbrojtjen tonë, kur të hyjnë plotësisht në qytet, rezervat do t’i ndjekin,” tha Denys, komandanti i Njësisë së Zbulimit ukrainas, tha për Sky News.

“Qyteti nuk ishte gati për këtë bombardim, nëse ata fillojnë të godasin me bomba të drejtuara – ky do të jetë një varr masiv,” deklaron ai.

Sipas Sky News, Denys gjithashtu shpreh qartë zhgënjimin e tij me atë që ai beson se është dështimi i Ukrainës për të siguruar më mirë mbrojtjen e kufirit të saj verilindor me Rusinë me mina dhe fortifikime.

Denys ka luftuar tashmë një herë në mbrojtjen e Kharkivit dhe thotë se tani ai dhe ushtarët e tij ndjehen “deja vu”.

 “Shokuese! Po mbrohemi sërish dhe po humbasim edhe territorin edhe jetën e ushtarëve!”, thotë ai.

Komandanti i njësisë së zbulimit pohon se rusët këtë herë janë shumë më të përgatitur.

Ata po kanë një sasi të pabesueshme sistemesh të shumta raketash dhe artilerie,” pohon ai.

Anton Gerashchenko, këshilltar special i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ndau gjithashtu pamje të ashpra të luftimeve rreth dhe në Vovchansk në profilin e tij në Twitter.

Siç raporton ai, aktualisht kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Vovchansk (nga pothuajse 20,000 para luftës), dhe qyteti ende kontrollohet nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re