Që nga fillimi i vitit, Rusia ka eksportuar armë me vlerë më shumë se shtatë miliardë dollarë.

Drejtori i përgjithshëm i eksportuesve të armëve shtetërore, Rosoboronexport, Alexander Miheyev, tha se portofoli i kompanisë u rrit në më shumë se 45 miliardë dollarë.

Në të njëjtën kohë, u bënë rreth 600 marrëveshje me vlerë 9 miliardë dollarë.

Këtë vit, gjashtë vende të reja janë bërë konsumatorë, sipas kompanisë shtetërore të eksportit të armëve.

Siç thuhet në faqet zyrtare të forumit ushtarak-teknik “Ushtria 2018”, Rosoboronexport pret një rritje të konsiderueshme në potencial, falë eksportimit të risive.

Në “Ushtria 2018”, forum i cili do të mbahet këtë muaj në parkun “Patriot”, në afërsi të Moskës, Rosoboronexport do të paraqesë një total prej 350 njësive të pajisjeve ushtarake dhe armëve.

Bisedimet janë planifikuar me përfaqësues të më shumë se pesëdhjetë vendeve, raporton Vjesnik rus.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re