Skip to content

Rusët nuk e marrin dot Interpolin, një koreanojugor është kreu i ri

Në Dubai, Ansambleja e Interpolit zgjodhi kreun e ri. Ai është koreanojugori Kim Jong-yanga, duke fituar kështi mbi favoritin tjetër, rusin Alexander Prokopchuk.

Të dy kandidatët ishin në një garë për të zëvëndësuar ish-kreun kinez Meng Hongwei.

Prokopchuk, i lindur në Ukrainë, është veteran i Ministrisë së Brendshme të Rusisë.

Në vitin 2016 ai u zgjodh zëvendëspresidenti i Interpolit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të martën se Shtetet e Bashkuara “mbështetën fuqimisht” kandidatin e Koresë së Jugut për Presidentin e Interpolit në garë me rivalin rus.

Organizata ndërkombëtare e policisë mbeti pa një president pas “dorëheqjes” së Meng Hongweija, i cili është në Kinë duke u akuzuar për korrupsion, pasi u zhduk në fillim të tetorit, duke vizituar atdheun e tij.

Ndërkohë, reagimet ndaj kandidaturës së gjeneralit rusë shkaktuan zemërimin e Moskës.

Katër senatorë amerikanë, në një letër të hapur të lëshuar të hënën u bënë thirrje përfaqësuesve të 192 vendeve anëtare të Interpolit që të refuzonin kandidaturën e Prokopchuk.

Ministria e Brendshme e Rusisë tha se ishte një “politizim i papranueshëm”.