Revista investigative amerikane “Motherjones” hedh dritë mbi një prej historive më të errëta të lobimit të partisë demokratike në Shqipëri para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.
 
Tre autorë kane shkruar mbi ndikimin rus që sipas tyre qëndron pas mbështetjes së ardhur nga segmente amerikane për PD e drejtuar nga Lulzim Basha.
 
Por si e sjell historinë revista investigative?
 
Një vit më parë, në kohën kur në Shqipëri do të mbaheshin zgjedhjet, Lulzim Basha ka bërë një kontratë për ndërhyrjen e ish-ndihmësit të fushatës së Trump, Nick Muzin për të promovuar Partinë Demokratike.
 
Nik Muzin ishte një person i regjistruar ne 31 mars 2017 në departamentin e drejtësisë si agjent i huaj: Klienti i tij i pare, Basha dhe partia demokratike. Kontrata ishte qe Muzin të lobonte për mbështetje për PD dhe të djathtën në SHBA dhe në botë. Ai do të paguhej me nga 25 mijë dollarë për tre muaj radhazi.
 
Në fund të marsit 2017, Muzin rregulloi një vizitë në Uashington për Bashën, ku përfshiheshin takime me tre kongresmenë : Ed Royce , Michael McCaul dhe Pete Sessions.
 
Basha u takua edhe me Republikanin Dana Rohrabacher, që është quajtur “kongresmeni i preferuar i Putinit”. Basha gjithashtu mori pjesë në darkën vjetore të Komitetit të Kongresit Kombëtar, ku Trump do të mbante fjalimin kryesor.
 
Në kuadër të kësaj marrëveshje, Muzin kontaktoi Stephen Bannon, këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe disa zyrtarë të tjerë në Uashington.
Dhe kështu u vendos që kryetari i PD  të intervistohej nga “Breitbart News”.
 
Nëse Basha do të siguronte mbështetjen e ShBA, ai sipas revistës, mund ta trumbetonte atë në Shqipëri. Ai po e poziciononte veten si Trump i Shqipërisë me sloganin ta bëjmë Shqipërinë të madhe sërish.
 
Por Basha po flirtonte sipas revistës me populizmin nacionalist. Ai kishte shprehur kritika dhe opozite ndaj reformës ne drejtësi e veçanërisht Vettingut.
 
Ndërkohë, ndryshe nga Basha, Rama në atë kohë ishte në krahun e kundërt sa i takon Trump. Kjo u shfrytëzua nga Basha qe pretendoi në SHBA se demokracia shqiptare po rrezikohej nga Rama, pas të cilit qëndronte Xhorxh Soros. Pa asnjë surprizë, Breitbart News i publikoi këto deklarata.
 
Një javë e gjysmë para 25 qershorit Basha u kthye në SHBA për më shumë mbështetje nga Muzin dhe lobistët e tjerë.
 
Muzin e çoi Bashën në një aktivitet për mbledhje fondesh për guvernatorin republikan Skot Walker, ku Trump do mbante një fjalë.
 
Në këtë event, ku pagesa prej 20 mijë dollarësh të siguronte një vend te tribunën VIP dhe një fotografi me Trump, Basha e menaxhoi situatën për ta bërë foton. Ndërsa në Shqipëri, PD dhe vetë Basha folën për një takim të jashtëzakonshëm me presidentin.
 
Muzin dhe vetë PD nuk  bëri komente mbi këtë foto. Ndërkohë që ajo nuk  bëri dobi në Shqipëri, pasi PS fitoi zgjedhjet.
 
Dukej se puna e Muzin me PD ishte mbyllur, por në departamentin e drejtësisë pati dyshime se pas kontratës fshihej diçka më shumë nga sa ai kishte raportuar.
 
Lobistët duhet të tregojnë të gjitha pagesat që marrin nga klientët. Muzin ndërkohe kishte pohuar se kishte marrë 675 mijë dollar; 25 mijë në mars dhe 500 mijë të tjera në 9 qershor. I mori dollarët vetë pak ditë para se të rregullonte foton me Trump.
 
Por ndërkohë rezulton se Muzin është paguar nga të tjera burime. Në 24 mars 2017, Biniata Trade, një kompani me bazë në Edinburg kishte kompensuar Muzin për llogari të Partisë Demokratike. Pagesa ishte 150 mijë dollarë.
 
Kjo dosje përfshinte një kontratë të pafirmosur në mars, mes Biniata Trade dhe kompanisë së Muzin, te quajtur Stonington Strategies.
Sipas saj, Muzin promovonte rolin e biznesit shqiptaro-amerikan në ekonominë amerikane dhe nuk përmendet se do të promovonte PD dhe Bashën. Biniata do të bënte tre pagesa me nga 150 mijë dollar dhe një pagese 500 mijë dollarë.
Por Muzin nga ana tjetër nuk e kishte  deklaruar lidhjen me këtë kompani në departamentin e drejtësisë.
 
Biniata Trade, kompania që firmosi rreth 1 milionë dollar me Muzin, nuk ka lënë shumë gjurmë. Faqja e saj është regjistruar  nga një rezident në Odesa të Ukrainës i quajtur Aleksei Nikitin.
 
Por Muzin kishte deklaruar 675 mijë dollar, shumë më tepër se 75 mijë në kontratën origjinale me PD. Kjo ngriti dyshime se pagesa prej gjysme milionë dollarësh ishte bere jo nga Biniata Trade, por nga Partia Demokratike. Por selia blu i pohoi medias se nuk ka pasur marrëdhënie financiare me Biniata Trade dhe se i ka paguar Muzin vetëm 25 mijë dollar.
Ajo që mbetet misteri më I madh është se kush qëndron pas Biniata Trade, pasi për këtë formë ka shumë pak informacion zyrtar.
 
Por një sërë të dhënash flasin për lidhje të kësaj kompanie me Rusinë.
 
Sipas të dhënave të një korporate britanike, Biniata Trade është e vendosur në një adresë në Edinburg të Skocisë, e cila rezulton se përdoret edhe nga 727 kompani të tjera. Dhe numri i telefonit të dhënë në adresë, nuk është aktiv.
 
Por ky numër gjithashtu rezulton edhe në një website që rregullon takime online me femra ukrainase për të krijuar lidhje dhe martesa.
 
Nga të dhëna të tjera, rezulton se Biniata Trade ka qenë pjesë e një grupi kompanish që deklarojnë se janë të përfshira në marrëdhënie tregtare por që nuk lënë asnjë gjurmë.
 
 
Zëdhënësi i Muzin tha se ai besonte se Biniata Trade ishte një kompani private në pronësi të mbështetësve të Partisë Demokratike. Por ai nuk pranoi të shpjegonte se si kishte kontaktuar me këtë kompani.
 
Këtu del pyetja e madhe: kush e ka në pronësi këtë kompani që ka financuar përpjekjet e Muzin për Partinë Demokratike?
 
 
Sipas të dhënave në regjistrin britanik të korporatave, Biniata Trade është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corporation dhe Liminez Komers.  Secila prej tyre është e vendosur në qytetin Belize në Amerikën Latine, e lidhur me kompani guaskë, por ato nuk kanë asnjë aktivitet tregtar dhe asnjë adresë në internet.
 
Por ndërkohë të dyja këto kompani kontrollohen nga dy shtetas rusë.
 
Një nga këto firma, e lodhur me kompani guaskë në Belize, quhet KF Global Management. Nuk është e qartë se çfarë bën kjo kompani, pasi nuk ka as faqe e as numër kontakti.
Kur është krijuar në vitin 2014, rezultonte si një kompani guaskë. Vitin e kaluar një dokument i siguruar nga regjistri britanik i korporatave zbuloi se mbi këtë firmë një shtetas rus i quajtur Konstandin Ferulev kishte një ndikim e kontroll të konsiderueshëm. Një tjetër kompani britanike përfshihet në adresën e Ferulev në një qendër tregtare në Moskë në katin e shtatë. Por rezulton se zyra në Rusi nuk ekzistonte pasi qendra kishte vetëm 6 kate.
 
Kompania e dytë britanike që qëndron pas Biniata Trade, quhet Babyonica. 75 perqind e aksioneve të saj kontrollohen nga Evgeni Sheremetiev, një rus me adresë në Moskë. Ai sipas autoriteteve ruse, ka fituar të paktën një kontratë nga qeveria.
 
Për ta përmbledhur: dy kompanitë guaskë që krijuan Biniata Trade, janë pjesë e dy kompanive të kontrolluara nga rusët.
 
Asverro dhe Liminez komerce kanë krijuar edhe kompani të tjera guaskë, madje të regjistruara edhe në emra që as kanë qenë të dijeni të tyre.
 
Vitin e kaluar, dy kompanitë e mësipërme u bënë partner të firmës AFG International në Glasgow, që kontrollohet nga një rus i quajtur Juri Ivanov nga Sent peterburg.
 
Lidhja ruse e Asverro dhe Liminez Komers mund të jetë e ngjashme me lidhjen mes Biniata dhe Shqipërisë.
 
Pagesa e Biniata Trade për Muzin, ngre një mundësi shumë të qartë të një burimi rus parash, të lidhura me Rusinë, që u siguruan nga kompani guaskë, duke ndihmuar PD  për të zgjeruar ndikimin e saj politik. Kjo do të thitë që rusët mund të kenë përdorur sistemin politik amerikan për të ndërhyrë në Shqipëri.
 
Zëdhënësi i Muzin mohoi ndikimin rus në këtë punë. Nga të dhënat që Muzin ka dorëzuar në departamentin e drejtësisë në nëntor 2017, dalin të tjera fakte të paqarta.
 
Dokumenti saktëson se si pjesë e projektit me Shqipërinë, Muzin i ka paguar 52 mijë dollarë Jozef Allaham në prill të vitit të kaluar . dhe Allaham është regjistruar si një agjent i huaj gjithashtu. Ai nuk kishte eksperiencë si lobist. Allaham ka ndërtuar nje perandori biznesesh me restorante elitare ne Nju Jork. Ai tani drejton një zyre këshillimi. Por aty nuk ka asnjë të dhënë që tregon lidhjen me Ballkanin.
Provat që ka dorëzuar Muzin nuk e qartësojnë se si i fitoi Allahan 52 mijë dollar. Sipas departamentit të drejtësisë, Allahan asistoi në vizionin dhe qëllimet e PD tek liderët e biznesit dhe politikës amerikane.
 
Pyetja e madhe që ngrihet është: Kush i financoi përpjekjet e Muzin në SHBA për të ndihmuar Partinë demokratike? Provat e disponueshme sugjerojnë një skenar shqetësues; Rusët të lidhur fshehurazi me Uashingtonin në mënyrë që të ndiqnin një axhendë të mbuluar në Shqipëri.
 
Inteligjenca amerikane ka dale ne përfundimin se Putin ka ndërhyrë ne zgjedhjet e vitit 2016.
Ndërkohë, mënyra se si ka funksionuar lidhja mes  Biniata Trade dhe Shqipërisë, është një paralajmërim i mundshëm, se ndërhyrja e nëndheshme ruse mund të shkojë edhe më thellë.
 
 
Në të vërtetë kjo është vetëm një pjesë e skenarit.
 
 
 
E gjitha kjo do të shpërblehej sipas revistës, me një shumë prej gjysmë milion dollarësh.
 
 
Revista investigative amerikane “Mother Jones” ka publikuar të gjitha detajet e skemës në të cilën është përfshirë edhe PD por nëpërmjet fakteve hedh dritë mbi dyshimin se rusët përdorën sistemin politik të SHBA për të ushqyer mosmarrëveshjet politike në Ballkan.
 
A ka lidhje Rusia me pretendimet se ka ndihmuar PD që të dilte fituese ne zgjedhjet e një viti më parë kur Lulzim Basha sfidoi kryeministrin aktual  Edi Rama i cili e kishte paralajmëruar rritjen e ndikimit rus në Ballkan??
 
Pjesë e kësaj skeme sipas artikullit, numërohen edhe katër kongresmenë republikanë, Breitbart News, një restorant në Nju Jork, një shërbim online që promovon gratë “e bukura” ukrainase , dhe 2 kompani guaske, të lidhura me Rusinë.
 
Një vit më parë, një kompani skoceze e quajtur “Biniatta Trade”, pas të cilës rezulton se qëndrojnë firmat e kontrolluara nga rusët, pagoi ish-ndihmësin e fushatës se Trump, Nick Muzin për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë gjatë fushatës. Kështu subjektet e lidhura me Rusinë fshehurazi, nëpërmjet ShBA ndërhyjnë në zgjedhjet në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re