Drejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj nga KZAZ nr. 38 te “Shkolla e Kuqe” u shpreh se ndryshe nga mbrëmë kur u hapën kutitë e para, sot trendi ka ardhur në rritje për PD-në, e cila sipas tij po thellon avantazhin, jo vetëm në këtë njësi, por të gjithë vendin. Rushaj theksoi se bashkë me LSI-në si koalicion avantazhi do të jetë edhe më i thellë.

“Tani në avantazh është PD. Cdo votë do të numërohet zëri i cdo qytetari do të dëgjohet, shqiptarët kanë votuar për ndryshim dhe kjo është e qartë, PD po thellon avantazhin në këtë njësi. Bashkë me LSI si koalicion jemi në një avantazh të qartë dhe të thellë.

Interesi jonë është të përfundojmë me integritet këtë proces, që të numërohet cdo votë, do të bëjmë maksimumin.

Vullnetit të shqiptarëve për ndryshim do i paraprijë kjo njësi, prandaj kemi të gjithë interesin ta përfundojmë me shpejtësi këtë proces. Trendi sot ka ardhur në rritje për PD. Besoj që shumë shpejt do të jetë publik” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re