Disa persona u plagosën sot pas shpërthimit në një supermarket në Shën Petërburg (veri-perëndim), njoftoi policia e qytetit të dytë të Rusisë, ndërsa shkaqet e sulmit nuk bëhen të ditura për momentin.
“Shpërthimi u regjistrua rreth orës 18:30 (15:30 GMT) në një supermarket në shëtitoren Kondratiev në Shën Petërburg. Referuar informacioneve të para, ka disa të plagosur”, njoftoi policia në një deklaratë të shkurtër./KP.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re