Skip to content

Rusi: izraelitë të padëshiruar në një avion nga Tel Avivi

Në orët e fundit pasi një zhvillim i tensionuar në qytetin Makhachkala në rajonin gjysmë autonom të Dagestanit. Kjo pasi protestues të atyshëm u shfaqën rreth një avioni të ardhur nga Tel Avivi, duke mos pranuar zbritjen prej aty të asnjë izraeliti.

Sipas mediave izraelite, një fluturim nga Izraeli u devijua pasi protestuesit pro-palestinezë sulmuan aeroportin në Makhachkala me “dëshirën për të dëbuar qytetarët izraelitë”.

Siç raporton televizioni Nexta, protestuesit arritën në pistën për zbarkimin e pasagjerëve, gjatë së cilës pasagjerëve nga avioni që u ul në Makhachkala iu kërkua të ktheheshin menjëherë në avion.

Izraeli i bën thirrje Rusisë që të mbrojë izraelitët dhe hebrenjtë në Dagestan

Izraeli u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të mbrojnë izraelitët dhe hebrenjtë në juridiksionet e tij pas raportimeve të mediave për hakmarrje të mundshme nga protestuesit pro-palestinezë në Dagestan.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, thuhet se ambasadori izraelit në Moskë ka bashkëpunuar me autoritetet ruse.

“Shteti i Izraelit merr një pikëpamje serioze ndaj përpjekjeve për të dëmtuar qytetarët izraelitë dhe hebrenjtë kudo”, thuhet në deklaratë.

Po çfarë është ndryshe kjo?

Bëhet fjalë për kolonë hebrenj që po lëshojnë tokën palestineze, siç e kanë zaptuar me forcë, për t’u kthyer sërish nga kanë ardhur, në këtë rast në Rusi. Por po ndodh që nuk po pranohen nga autoritetet apo popullatat vendase.