Skip to content

Rusi: Kablloja e teleferikut këputet, turistët përplasen në shkëmbinj – tre të vdekur, nëntë të plagosur (VIDEO)

rosia dustuxima 1

25 turistë mbetën të bllokuar për orë të tëra përpara se të shpëtoheshin

Tre persona vdiqën dhe nëntë u plagosën kur një kabllo u këput në një teleferik në malin Elbrus, Rusi.

Aksidenti ndodhi më 12 shtator në Kaukazin e Veriut, ku 37 persona ishin në teleferik. Autoritetet raportuan se sediljet u përplasën me shkëmbinjtë ndërsa pasagjerët ishin ende brenda, sipas Daily Mail.

Nëntë persona u dërguan në spital me lëndime dhe tre vdiqën në vendngjarje. Ndërkohë, 25 turistë mbetën të bllokuar për orë të tëra para se të shpëtoheshin.

Ashensori operohej nga kompania MKD Elbrus dhe ishte seksioni i fundit i një linje të epokës sovjetike që transportonte turistë dhe alpinistë në kampin bazë në një lartësi prej afërsisht 3,700 metrash.

CEO dhe inxhinieri kryesor i kompanisë u arrestuan si pjesë e një hetimi penal për incidentin.

Përshtati në Shqip S