Gjykata në Rusi vendosi që lëvizja LGBT duhet të konsiderohet “ekstremiste” dhe aktivitetet e saj duhet të ndalohen.

Gjykata e Lartë Ruse u mblodh në lidhje me aktivitetet e lëvizjes LGBT në vend me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë.

Në mbledhjen, e cila ishte e mbyllur për publikun, u vendos që lëvizja LGBT të cilësohet si ekstremiste dhe të ndaloheshin aktivitetet e saj.

Në deklaratën e Ministrisë ruse të Drejtësisë më 17 nëntor, thuhet se në aktivitetet e lëvizjes LGBT u zbuluan elemente të ndarjes shoqërore dhe fetare dhe se kjo ishte në kundërshtim me ligjin federal.

Në deklaratë theksohej se është bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë Ruse për ta konsideruar lëvizjen LGBT si “ekstremiste” dhe për të ndaluar aktivitetet e saj në vend.

Me dekretin e nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin vitin e kaluar, marrëdhëniet homoseksuale në vend u përfshinë në sferën e “ideve dhe vlerave shkatërruese për shoqërinë ruse”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re