Vetëvritet ne Rusi, një muzikant i ri i muzikes hip-hop.

 

“Nuk jam gati të vras ​​për asnjë ideal”. Ky është motivimi që e shtyu  Ivan Petunin, i njohur me emrin e artit Walkie, të vetëvritet.

 

Muzikanti, 27 vjeç, dje postoi një video në Telegram duke njoftuar vendimin e tij:

 

“Nëse po e shikoni këtë video nuk jam më gjallë, nuk mund ta marr mëkatin e vrasjes në shpirt dhe nuk dua ta bej kete gje”, tha ai.

 

Trupi i të riut u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Kongresnaya, në Krasnodar, qyteti ku ai jetonte. 

 

Petunin ishte i sigurt se herët a vonë do të thirrej si rekrut, pavarësisht se do të merrte një përjashtim të përkohshëm nga shërbimi ushtarak, për arsye shëndetësore.

 

Ai po i nënshtrohej trajtimit neuropsikologjik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re