Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një avion luftarak rus SU-35 fluturoi mbi Detin Baltik pasi dy bombardues strategjikë amerikanë B-52 fluturuan në drejtim të kufirit rus, por më pas u larguan.

Në njoftimin e Rusisë në Telegram thuhet: “Radarët e forcave të mbrojtjes ajrore të Qarkut Ushtarak Perëndimor në detyrë mbi Detin Baltik zbuluan dy objektiva ajrore, të cilat po fluturonin në drejtim të kufirit shtetëror të Federatës Ruse”.

Sipas deklaratës, objektivat ishin bombarduesit strategjikë të Forcave Ajrore të SHBA-së B-52H.

Siç thuhet në deklaratë, një avion luftarak SU-35 u ngrit për të parandaluar shkeljen e kufirit dhe shtoi “pasi avioni ushtarak i huaj u largua nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse, luftarak rus u kthye në bazën e tij”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re