Ukraina dhe Rusia po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rifilluar eksportet e grurit nga portet ukrainase.

 

Ministri i jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba deklaroi për mediat se Kievi dhe Moska janë pranë thyerjes së ngërçit për eksportet dhe se topi është në fushën e Rusisë.

 

 

DMITRY KULEBA

MINISTRI I JASHTËM UKRAINAS

 

Jemi dy hapa larg arritjes së një marrëveshjeje me Rusinë. Ne jemi në fazën përfundimtare dhe tani gjithçka varet nga Rusia. Nëse ata duan, eksportet e grurit do të fillojnë së shpejti.

 

Ukraina është një nga eksportueset kryesore të grurit në botë, por nuk ka mundur ta dërgojë produktin për shkak të luftës me Rusinë. Perëndimi e ka akuzuar këtë të fundit për  rritjen e çmimeve të ushqimeve në botë.

 

Por sot negociatorët nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe OKB do të takohen në Stamboll për të diskutuar situatën dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për vazhdimin e eksporteve të sigurta të grurit nga Deti i Zi, pasi kriza globale e ushqimit po vazhdon të përkeqësohet.

 

Fokusi në këtë takim pritet të jetë në lejimin e anijeve ukrainase në eksportin e grurit, pasi Rusia të pranojë një armëpushim në det dhe Turqia si vend negociator të kujdeset që anijet të mos përdoren për kontrabandë armësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re