Një fond rus i investimeve shtetërore ka arritur një marrëveshje për të shitur njëqind milion doza të vaksinës ruse kundër COVID-19 – Sputnik V – një kompanie farmaceutike në Indi, tha të mërkurën një burim pranë marrëveshjes, raporton Reuters.

Provat klinike të vaksinës ruse në Indi pritet të ndjekin dhe do të kryhen së bashku me kompaninë indiane që blen vaksinën, tha burimi.

Testet dhe aranzhimet e furnizimit i nënshtrohen aprovimit të autoriteteve rregullatore indiane.

Marrëveshjet e arritura

Fondi shtetëror i investimeve ruse tashmë ka arritur marrëveshje mbi furnizimin e vaksinave ruse me Kazakistanin, Brazilin dhe Meksikën. Një marrëveshje partneriteti është arritur gjithashtu më parë për partner në prodhimin e 300 milion dozave të vaksinës Sputnik-V në Indi.

Fondi do të shpallë emrin e kompanisë të mërkurën më vonë, tha burimi.

Sputnik V rus është vaksina e parë e regjistruar kundër koronavirusit.

Provat e mëdha klinike, pra faza III, me të paktën 40,000 pjesëmarrës, u nisën nga Rusia më 26 gusht, por provat nuk kanë përfunduar ende.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re