Skip to content

Rusia: akuzat për sulme kibernetike, propagandç perëndimore

Rusia ka hedhur poshtë dhe i ka karakterizuar si “propagandë” akuzat holandeze dhe britanike se agjentët e inteligjencës ruse kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike.

“Pretendime pasqyrojnë paranojat perëndimore për të gjithë-fuqishmit spiunë kibernetike rusç”, u tha nga nga Moska.

Britania e Madhe dhe Holanda të enjten akuzuan inteligjencën ushtarake ruse – GRU për një seri sulmesh hackerash, duke përfshirë sulmet ndaj Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (ONAK) me bazë në Hagë dhe agjenci të tjera ndërkombëtare.

Pas këtyre akuzave, Bashkimi Evropian dhe NATO dënuan Rusinë për sjellje “agresive” dhe “të pamatur”.

Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se objektivi i përcaktuar me akuza mund të jetë për të krijuar “mjedisin e nevojshëm politik” përpara takimit të ONAK javën e ardhshme, në të cilën vendet perëndimore mund të autorizojnë organizimin njç instance për të dçnuar autorët e sulmeve kimike.

Rusia e kundërshton këtë sepse beson se një autoritet i tillë duhet të jetë në pronësi vetëm nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha më herët të enjten se akuzat perëndimore kundër GRU-sç pjesë e një fushate të zgjatur për shpifje ndaj Moskës.