Rusia ka vënë në pranga gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich duke e akuzuar për spiunazh.

 

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë  në një deklaratë të botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

 

Në deklaratën e publikuar nga RIA-Novosti thuhet: “Aktivitetet e paligjshme të korrespondentit të zyrës së Moskës të gazetës amerikane The Wall Street Journal, shtetasit amerikan Evan Gershkovich, i lindur në 1991, i akredituar në Ministrinë e Jashtme Ruse, i dyshuar për spiunazh në interesat e qeverisë amerikane janë shtypur”.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se ai u arrestua në Yekaterinburg, në anën lindore të maleve Ural.

 

Autoritetet ruse pretenduan se gazetari u arrestua ndërsa përpiqej të merrte informacion sekret në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial rus.

 

Sipas Wall Street Journal, gazetari mbulon Rusinë, Ukrainën dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Ai ka punuar më parë për agjencinë e lajmeve Agence France-Presse, Moscoë Times dhe New York Times.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re