Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu tha se automjetet e transportit të vendeve të NATO-s që dërgojnë armë në Ukrainë janë objektiv legjitim i ushtrisë ruse.

Në një fjalim gjatë një takimi me zyrtarët e ministrisë, Shoygu theksoi se në sulmet e saj në Ukrainë ushtria ruse me trupat e ashtuquajtur të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut ka zgjeruar zonën e marrë nën kontroll në Donbas.

Pasi bëri të ditur se ushtarët rusë kanë marrë masa gjithëpërfshirëse për të mbrojtur civilët, Shoygu tha se për evakuimin e sigurt të civilëve çdo ditë në zonat e konfliktit sigurohet armëpushim i përhershëm dhe hapen korridore humanitare.

Më tej Shoygu tha se qyteti Mariupol ndodhet nën kontrollin e ushtrisë ruse dhe se në qytet ka filluar kthimi në jetën normale.

– “Forcat në Azovstal injoruan propozimin për dorëzimin e armëve”

Ministri Shoygu tha se forcat ukrainase në zonën e Fabrikës Metalurgjike Azovstal ndodhen nën një rrethim të rreptë.

“Propozimet e përsëritura ndaj nacionalistëve për lirimin e civilëve dhe dorëzimin e armëve, me garanci për mbrojtjen e jetëve të tyre dhe për trajtim në përputhje me normat e të drejtës ndërkombëtare, u injoruan nga ana e tyre. Ne po vazhdojmë përpjekjet tona”, shtoi Shoygu.

– “SHBA dhe aleatët e NATO-s vazhdojnë dërgesat e armëve në Ukrainë”

Në lidhje me automjetet e NATO-s të ngarkuara me armë që mbërrijnë në Ukrainë, Shoygu tha se “SHBA dhe aleatët e NATO-s vazhdojnë dërgesat e armëve në Ukrainë. Çdo mjet transportues i NATO-s që vjen me armë ose me pajisje në territoret e vendit për nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës është një objektiv legjitim për shkatërrim nga ana jonë”.

– Në ceremoninë më 9 maj në Sheshin e Kuq do marrin pjesë 11 mijë ushtarë

Shoygu tha se parada e Ditës së Fitores më 9 maj do të mbahet në Sheshin e Kuq në Moskë. Ministri Shoygu tha se në ceremoni do të marrin pjesë 11 mijë ushtarë, 131 lloje armësh dhe mjete teknike ushtarake si dhe 77 avionë dhe helikopterë.

Në ceremoninë e paradës do të marrin pjesë për herë të parë studentët e degës Murmansk të Shkollës Ushtarake Detare Nahimov, njoftoi Shoygu duke shtuar se po ashtu në ceremoni do të marrin pjesë për herë të parë edhe multi-raketahedhësit Tornado-G 122 milimetra të pajisur me sistemin e drejtimit automatik dhe kontrollit të zjarrit që i përkasin ushtrisë.

Me rastin e 9 majit Festës së Fitores, Rusia do të zhvillojë parakalime në 28 qytete, tha Shoygu duke potencuar se në këto ceremoni do të përfshihen gjithsej 65 mijë persona, 2.400 armë dhe automjete teknike ushtarake dhe 460 avionë e helikopterë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re