Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, tha të shtunën Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Ministria tha në një postim në Twitter se shtetas turq ishin në mesin e atyre që po kërkonin strehim në xhami kur ajo u bombardua.
“Xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana (Hurrem Sultan) në Mariupol u granatua nga pushtuesit rusë”, tha Ministria e Jashtme. “Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë fshehur atje nga bombardimet, duke përfshirë shtetas të Turqisë”.
Nuk tha nëse ka persona të vrarë apo të plagosur.
Ndërsa Moska ka mohuar se ka shënjestruar zonat civile në atë që e quan një operacion special ushtarak në Ukrainë.
Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka refuzuar të lejojë njerëzit të dalin nga Mariupol , ku një bllokadë ka lënë qindra mijëra të bllokuar. Rusia fajëson Ukrainën për dështimin në evakuimin e njerëzve.
Mariupol ka qenë nën rrethim dhe bombardime për më shumë se dy javë dhe është i rrethuar nga trupat ruse.
#Al_Jazeera
