I dërguari i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ai e ka quajtur intervenimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, si një “agresion” kundër Sirisë.
“Ndërhyrja e ka përkeqësuar situatën edhe më shumë në katastrofën humanitare”, ka thënë i dërguari i Rusisë, njofton Klan Kosova.
“SHBA-ja dhe aleatët e saj vazhdojnë të demonstrojnë shpërfillje totale të ligjit ndërkombëtar”.
“Do të jetë interesante të shohim çfarë Franca dhe Britania do të bëjnë kur ta kuptojnë se kanë thyer ligjin ndërkombëtar duke cituar Kushtetutën e SHBA-ve”.
“Ishte e turpshme që u citua kushtetuta e SHBA-ve për të arsyetuar aksionin ushtarak”.
