Rusia është zotuar për hakmarrja ndaj Ukrainës, pas sulmeve të kësaj të fundit me dron në Moskë dhe Krime.

 

“Pala ruse rezervon të drejtën për të marrë masa të ashpra hakmarrëse”, thuhet në reagim.

 

Rusia e cilëson sulmin si terrorizëm ndaj civilëve.

 

“Ne e konsiderojmë atë që ndodhi si një tjetër përdorim të metodave terroriste nga udhëheqja ushtarako-politike e Ukrainës, frikësim i popullatës civile. Këto sulme nuk kishin asnjë kuptim ushtarak”, tha ministria e jashtme në një deklaratë zyrtare të botuar të hënën. 

 

Rusia ka kërkuar që organizatat ndërkombëtare të dënojnë këtë akt, duke e konsideruar si kriminal.

 

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë krim tjetër të regjimit të Kievit. Ne u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare që t’i japin një vlerësim të duhur”, shtoi ai.

 

Rusia fajësoi Perëndimin për përkeqësimin e situatës, duke deklaruar se veprimet e Kievit u ndikuan nga fokusi i Perëndimit në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re