Skip to content

Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të re të përbashkët ushtarake

thumbs b c 957f3ab65e9245b63127d8dde0503693

Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake duke filluar nga sot.

“Trajnimi i përbashkët i shtabeve do të mbahet në Forcat Ajrore dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Bjellorusisë më 26-29 prill me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një deklaratë.

Dy aleatët zhvilluan gjithashtu stërvitje ushtarake në muajin shkurt, në javët para luftës së Rusisë në Ukrainë.
Burimi: AA