Skip to content

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit, lirohen 102 persona

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer të burgosurit ndërsa në kuadër të kësaj janë liruar 52 ukrainas dhe 50 rusë.

Kreu i Zyrës Presidenciale Shtetërore të Ukrainës, Andrii Yermak në një postim nga Twitteri njoftoi se 52 ukrainas u liruan në shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Kemi arritur të lirojmë 52 njerëz tanë, oficerë, punonjës të shëndetësisë, rreshterë dhe ushtarë”, tha Yermak.

– Lirohen 50 ushtarë rusë

Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve me Ukrainën janë liruar 50 ushtarë rusë.

“Për ushtarët është siguruar mbështetja e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, thuhet në deklaratën ku vihet theksi se këta persona do të transportohen në kryeqytetin Moskë me avionë të ministrisë.

Burimi: AA