Ndërsa Rusia ka përdorur internetin për të avancuar interesat e saj, në të njëjtën kohë ndihet e kërcënuar nga taktikat e vendeve të tjera dhe për këtë është përgatitur të shkëputet nga interneti.

Normalisht Rusët nuk do të humbasin aksesin në internet por plani është për ndryshimin e menaxhimit të trafikut të internetit.

Lëvizja është menduar prej vitesh dhe duhet të mbrojë Rusinë nga sulmet kibernetike. ISP në rajon kanë nisur testimet me sistemin e ri i cili do të ridrejtojë trafikun e uebit në Rusi në pikat e shkëmbimit kontrolluar nga agjencia e komunikimeve elektronike Ruse Roskomnazor.

Një datë testimi ende nuk është vendosur por supozohet të ndodhë më 1 Prill. Ky Program i Ekonomisë Dixhitale siç Rusia e ka quajtur do të zhvillojë sistemin vetjak DNS.

Sipas BBC-së Rusia kërkon që i gjithë trafiku i internetit të kalojë nëpër rrjetin e saj privat duke krijuar një sistem të ngjashëm me Kinën.

Kështu Rusia mund të bllokojë uebsajte dhe të monitorojë e censurojë internetin. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re