Rusia ka vazhduar bombardimet ndaj qyteteve ukrainas edhe kete te hene.Shenjester kete here ka qene qyteti kufitar i Kharkivit ku si pasoje e shperthimeve kane humbur jeten 18 civile dhe dhjetera jane plagosur.

 

Raketa kane goditur një bllok pallatesh duke lene nen rrenoja dhjetera persona. Sulmi me raketë ishte pjesë e operacionit te Rusise per ta kapur te gjithe rajonin e Donjeckut.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia kishte kryer 34 sulme ajrore gjate fundjaves kryesisht ne Donjeck.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

Një sulm me raketa në rajonin e Donetskut. Të gjithë ata që japin urdhra për bastisje të tilla, të gjithë ata që i kryejnë duke synuar qytetet tona, zonat e banuara, vrasin në mënyrë absolutisht të qëllimshme. Pas sulmeve të tilla, ata do të mund të thonë se nuk e dinë. Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus.

 

Nderkohe Moska mohon të ketë shënjestruar civilët, duke theksuar se ka si objektiv vetem bazat ushtarake.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re