Një sulm me dron mund të ketë shkaktuar zjarrin që shpërtheu në rafinerinë e naftës në Novoshaktinsk, në rajonin rus të Rostovit që ndodhet në kufi me Ukrainën.

 

Guvernatori i rajonit rus, Vasili Golubev tha se në vendngjarje u gjetën disa fragmente të një droni por pa specifikuar origjinën e pajisjes.

 

Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan një dron që fluturonte drejt rafinerisë, e vendosur vetëm 8 km nga kufiri me Ukrainën, përpara se një shpërthim i madh flake dhe tymi të zi të ngrihej në qiell.

 

Sipas autoriteteve rajonale ruse, zjarri u shua dhe i gjithë personeli u evakuua pa shënuar viktima.

 

 

“Puna në rafineri është ndërprerë në pritje të hetimeve”, – shtoi Golubev.

Rusia ka akuzuar disa herë Kievin për sulme në zonat kufitare që nga nisa e aksonit ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.

 

 

Zjarri në rafineri vjen disa ditë pasi Moska akuzoi Ukrainën se kishte sulmuar me raketa platformat e nxjerrjs së naftës në Detin e Zi, në brigjet e gadishullit të Krimesë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re