Rusia ka ‘hedhur në erë’ një nga digat më të mëdha në Ukrainë, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha që mund të shoqërohen dhe me një sërë pasojash serioze.

 

Lidhur me këtë ngjarje, mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka urdhëruar një mbledhje urgjente për trajtimin e situatës.

 

Pasoja e para janë ndjerë, ndërsa raportohet për përmbytje në nën e Hidrocentralit Kakhovska në lumin Dnipro.

 

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët në pjesët e ulëta të qytetit që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kërkojnë strehim në tokë më të lartë.

 

Shkatërrimi i digës në Nova Khakovka mund të ketë pasoja të rënda në një sërë drejtimesh. Zonat përreth po përballen mundësinë e përmbytjeve të përhapura.

 

Diga mban ujërat e Dnipro, duke formuar një rezervuar të madh që siguron ujë për një mori komunitetesh në rrjedhën e sipërme.

 

Rezervuari siguron gjithashtu ujë ftohës për termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhzhia, rreth 100 milje në rrjedhën e sipërme.

 

Autoritetet në Kiev thonë se situata në uzinën e Zaporizhzhia, e cila është pushtuar nga trupat ruse që nga viti i kaluar, është nën kontroll, por mund të përkeqësohet nëse pellgu ftohës i uzinës fillon të zbrazet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re