Rusia i vendosi veto rezolutës së OKB-së për zgjatjen e ndihmës ndërkufitare për Sirinë nga Turqia, pasi mandati aktual do të përfundojë të dielën.

Rezoluta e hartuar nga Norvegjia dhe Irlanda kishte për qëllim zgjatje njëvjeçare për dërgesat e ndihmave humanitare nga pika kufitare Cilvegözü e Turqisë në Bab al-Hawa në veriperëndim të Sirisë.

Kina abstenoi në votim, ndërsa opsioni i preferuar i Rusisë për një zgjatje gjashtëmujore me opsionin e gjashtë muajve të tjerë, u kundërshtua nga shtetet e tjera.

Anëtarët kundërshtarë besojnë se propozimi i Rusisë u krijon sfida të rëndësishme organizative joqeveritare që ndodhen në vijën e parë.

“Ne duhet të arrijmë një zgjidhje në një afat të menjëhershëm, një zgjidhje që rinovon mandatin për ndihmën ndërkufitare. Thjesht nuk ka kohë për të humbur. Populli sirian po mbështet tek ne”, tha pas votimit përfaqësuesja e Irlandës në OKB, Geraldine Byrne Nason.

E dërguara e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, u shpreh se kjo është “një ditë e errët” për Këshillin e Sigurimit.

“Është e paimagjinueshme që një anëtar i Këshillit të Sigurimit, Rusia, të vendosë interesat e veta politike mbi nevojat humanitare të popullit sirian”, tha ajo.

Në një votim të ndarë, projekt-rezoluta e Rusisë nuk u miratua nga këshilli pasi nuk arriti të merrte nëntë vota pro. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca vendosën veto ndaj rezolutës dhe 10 anëtarë të tjerë abstenuan.

Pro kësaj rezolute votuan vetëm Rusia dhe Kina.

Thomas-Greenfield tha se SHBA do të votonte kundër rezolutës, duke shtuar se rinovimi i mekanizmit ndërkufitar për gjashtë muaj nuk u jep punonjësve humanitarë garancitë e nevojshme për të përmbushur mjaftueshëm nevojat në terren, duke rezultuar në vuajtje të panevojshme.

Sipas OKB-së, më shumë se 2,4 milionë sirianë përfitojnë nga ndihma humanitare që shpërndahet përmes Bab al-Hawa çdo muaj.

Vitin e kaluar, më shumë se 9,500 kamionë që transportonin ndihma ushqimore, ilaçe dhe mallra, hynë në Siri përmes vendkalimit kufitar.

OKB-ja ka ndihmuar miliona sirianë përmes kalimeve të shumta kufitare që nga viti 2014, por nga viti 2020, Këshilli i Sigurimit reduktoi pikat e hyrjes në vetëm një, duke e lënë pikën kufitare Bab al-Hawa si opsionin e vetëm.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re