Të paktën 700 mijë fëmijë ukrainas janë marrë në paraburgim nga autoritetet ruse, të cilat pretendojnë se ato janë braktisur dhe po mbrohen nga Rusia.

 

Kjo shifër është më shumë se 35 herë më e lartë se vlerësimet ukrainase për numrin e fëmijëve të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre dhe të dërguar në Rusi.

 

Në një postim në Telegram, ligjvënësi rus Grigory Karasin pretendoi se fëmijët kishin kërkuar strehim në Rusi.

 

“Shumë me prindërit e tyre dhe fëmijët nga jetimoret me mësuesit e tyre,” tha Karasin. 

 

Nga ana tjetër Ukraina pretendoi se fëmijët e rrëmbyer nga Rusia janë mbi 19 mijë. Kievi ka thënë se mijëra raste janë tashmë nën hetim.

 

Rusia ka mohuar se po bën diçka të paligjshme, duke pretenduar se po i sjell fëmijët ukrainas në siguri, por Ukraina i referohet si rrëmbim me synim propagandimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re