Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje Brukselit që t’i bëjë presion Kosovës për të zgjidhur situatën në vend, ka thënë Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko.

“Brukseli duhet t’i bëjë më shumë presion Prishtinës për ta detyruar atë të përmbushë detyrimet në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Grushko në një intervistë për gazetën ruse, “Izvestia”.

Sipas Grushkos, negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Brukselit, duhet të sillen në përfundimin logjik – veçanërisht në lidhje me funksionimin normal të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, transmeton Koha.net.Ai po ashtu ka theksuar se BE-ja, e cila ka marrë rolin e lehtësuesit, duhet të gjejë mjete tjera për të ndikuar në palën kosovare, e cila “jo vetëm se e ka sabotuar procesin negociues, por me veprimet e tyre, edhe e kanë komplikuar atë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re