Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka deklaron se Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se ajo që po bën Rusia është e paligjshme.

 

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB 🇺🇳, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, shkruan Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re