
Me anë të disa lajmeve të shpërndara nga ana e televizioneve ruse, është mohuar bombardimi i bërë ndaj konsullatës shqiptarë në Kharkiv. Lidhur me këtë çështje ka reaguar ministria e Punëve të Jashtme, ku nëpërmjet një dejklarate ka thënë se këto lajme të rreme ishin të papranueshme.
Në reagimin e bërë thuhet se pamjet flasin vetë dhe se dënonin veprimet dhe përpjekjet e bëra për të mohuar këtë bombardim ndaj konsullatës shqiptare.
Reagimi i Plotë nga ministria e Punëve të Jashtme:
Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb