Kompania ruse e energjisë Gazprom ka njoftuar se ka ndaluar plotësisht dërgesat e gazit natyror në Holandë.

Në një deklaratë me shkrim nga Gazprom, thuhet se kompania holandeze e gazit natyror GasTerra nuk ka bërë pagesën e nevojshme në rubla për dërgesat e gazit rus.

Duke theksuar se pagesat për gazin rus duhet të bëhen në rubla që nga 1 prilli, në deklaratë theksohet se dërgesat e gazit në Holandë, e cila nuk e ka bërë këtë pagesë, sot janë ndërprerë plotësisht.

Sipas deklaratës të bërë dje nga GasTerra, nga Gazprom thuhet se ndërprerja e furnizimit nga data 31 maj deri më 1 tetor, kur përfundon kontrata aktuale, do të thotë se nuk do të blihen 2 miliardë metër kub gaz natyror.

Gazprom më parë ndaloi dërgesat e gazit natyror në Poloni, Bullgari dhe Finlandë me arsyetimin se nuk kishin paguar në rubla.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re