Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se presin deklaratë nga Washingtoni në lidhje me vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’u tërhequr nga Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme, raporton AA, .

Lavrov në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Madagaskari, Eloi Alphonse Maxime Dovo, foli në lidhje me vendimin e presidentit amerikan për Marrëveshjen për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme.

Duke u shprehur se ende nuk kanë njohuri për detajet e vendimit të SHBA-ve për këtë çështje dhe se kanë dëgjuar vetëm synimin e Trumpit për këtë çështje, Lavrov tha se, “Presim deklaratë zyrtare nga Amerika”.

Lavrov po ashtu theksoi se Moska është e gatshme për çdo lloj të kontaktit me Washingtonin në lidhje me Marrëveshjen për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme.

Kujtojmë se me marrëveshjen për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme të nënshkruar me Rusinë, presidenti Trump ka deklaruar se, “Ne ishim pala që mbetëm në marrëveshje dhe që e respektuam atë, por Rusia për fat të keq nuk e respektoi këtë marrëveshje dhe për këtë arsye do të anulojmë dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja”.

Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme, që ka për qëllim mbrojtjen e aleatëve në Evropë dhe në Lindjen e Largët, u nënshkrua në vitin 1987 në Washington mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re