Skip to content

Rusia: Në rajonin e Donetskut goditëm raketën “Tochka-U” të ushtrisë ukrainase

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se kanë rrëzuar raketën “Tochka-U” të lëshuar nga ushtria ukrainase në rajonin e Donetskut.

Duke theksuar se ushtria ruse dhe forcat separatiste kanë marrë plotësisht nën kontroll vendbanimin Kreminna, Konashenkov tha se njësia taktike operacionale ajrore ruse shkatërroi 20 zona ku ishin mbledhur njësitë ushtarake ukrainase dhe automjetet teknike në vendbanimet Shnurki, Novo-Nikolaevka dhe Oleksandrivka gjatë natës.

Ai theksoi se njësitë e raketave dhe artilerisë në vendbanime të ndryshme të Ukrainës goditën 1.001 objekte ushtarake ukrainase. Konashenkov njoftoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 13 mjete ajrore ukrainase pa pilot dhe raketën taktike “Tochka-U” në ajër në rajonin e Donetskut.

“Deri më sot u shkatërruan 140 avionë, 106 helikopterë, 511 mjete ajrore pa pilot, 254 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 2.410 tanke dhe automjete të blinduara, 262 raketahedhës me shumë fuçi, 1.046 aviatorë dhe mortaja, 2.259 mjete ushtarake speciale që i përkisnin ushtrisë ukrainase”, tha Konashenkov.
Burimi: AA