Autoritetet ruse raportojnë për nëntë të plagosur nga incidentet në Belogrod të Rusisë gjatë natës.

 

“Nëntë persona u shtruan në spital pas sulmeve me dronë në rajonin jugperëndimor të Belgorodit të Rusisë gjatë natës”, tha një zyrtar rus, një ditë pasi një grup rusësh anti-Putin pretenduan se kishin nisur një sulm atje.

 

Guvernatori, Vyacheslav Gladkov, shton se banesat kanë pësuar dëmtime si pasojë e sulmeve me dronë.

 

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka zmbrapsur një pjesë të mirë të sulmeve.

 

500 njerëz sipas autoriteteve ndodhen në qendrat e akomodimit të përkohshëm.

 

Ndërkohë, energjia nuk është rikthyer ende në disa zona.

 

Të martën në Telegram, Legjioni i Lirisë për Rusinë, një grup anti-Putin, e quajti sulmin e së martës në Belgorod një operacion paqeruajtës.

 

Sipas tyre, qëllimi i sulmeve ishte krijimi i një zone të çmilitarizuar midis Rusisë dhe Ukrainës, për të shkatërruar forcat e sigurisë që i shërbejnë regjimit të Putinit dhe për t’i demonstruar popullit të Rusisë se është e mundur të krijohen xhepa të rezistencës dhe të luftohet me sukses kundër regjimit të Putinit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re