Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka marrë nën kontroll rajonin Kherson në Ukrainë.

Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov në një deklaratë në Moskë ndau informacione lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai vuri në dukje se Forcat e Armatosura të Rusisë dhe të ashtuquajturat administratat separatiste në Donbas, vazhdojnë të përparojnë dhe të marrin nën kontroll njësitë e vendbanimeve në Ukrainë. “Të gjitha territoret e rajonit Kherson janë marrë nën kontroll nga Forcat e Armatosura të Rusisë”, tha Konashenkov.

Lidhur me armët e shkatërruara në Ukrainë, Konashenkov tha: “Janë eliminuar 156 mjete ajrore pa pilot (dronë), 1.306 tanke dhe mjete të ndryshme të blinduara, 127 multi raketahedhëse, 471 obusë dhe mortaja, 1.054 mjete të veçanta ushtarake të ushtrisë ukrainase”.

Konashenkov tha se kanë marrë nën kontroll edhe qendrën e luftëtarëve të huaj mercenarë në rajonin Nijnegorsk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re