Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Ryabkov, deklaroi se Moska kurrë nuk ka mbështetur idenë e një “embargoje totale” ndaj Koresë së Veriut.
“Ne kurrë nuk e kemi mbështetur idenë e një embargoje totale ndaj Koresë së Veriut, si çdo vend tjetër”, citohet të ketë thënë Ryabkov nga agjencia ruse e lajmeve ‘RIA Novosti’.
Vërejtjet e Ryabkov-it vijnë menjëherë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u bëri thirrjeve vendeve, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, që të zbatojnë plotësisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të degradojnë marrëdhëniet diplomatike me Phenianin dhe të shkëpusin të gjitha lidhjet e tregtisë dhe teknologjisë.
Ryabkov tha se Moska beson se problemet me Korenë e Veriut duhet të zgjidhen në një mënyrë “krejtësisht të ndryshme”. Ai shtoi se Rusia nuk ka mbështetur presionin, sanksionet apo embargon, duke shtuar se “besojnë se ka një alternativë”, shkruan aa. Ai përsëriti se Moska do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje politike dhe diplomatike për situatën në Gadishullin Korean.
Presidenti Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, pritet të takohen këtë javë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Vietnam, ku ata do të diskutojnë mbi Korenë e Veriut. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re