Rusia është shprehur e gatshme që të ndërpresë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nëse do të vendosen sanksione të reja.

Lavrov u pyet gjatë një interviste nëse Rusia është duke shkëputur marrëdhëniet e saj me BE dhje përgjigja e tij ishte: ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë.

“Nëse doni paqe përgatituni për luftë!”, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov deklaroi se ndërprerja e marrëdhënieve BE-Rusi mund të vijë nëse BE do të vendosë sanksione të reja të cilat sipas tij do të rrezikojnë ekonominë, përfshirë këtu zonat më të ndjeshme.

Kujtojmë se javën e kaluar Rusia dhe BE kanë dëbuar tre nga diplomatët e njëri-tjetrit për shkak të mosmarrveshjes për cështjen Navalny. Ndërsa këtë javë Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbuan tre diplomatë rusë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re