Një avion i Aeroflot-it iu desh të ndryshonte lartësinë pasi një aeroplan i NATO-s i preu rrugën, njoftoi forca ajrore ruse në një koment për agjencinë e lajmeve Interfax të dielën, ndërsa paralajmëroi për rreziqet në hapësirën ajrore të Evropës Lindore.

Zyrtarët rusë thanë se “takimi” mes tyre ndodhi Detin e Zi ndërsa avioni civil po fluturonte nga Tel Avivi në Moskë.

Avioni me 142 pasagjerë duhej të zbriste 1800 metra për të shmangur një përplasje.

Ekuipazhi i avionit CL-600 të NATO-s nuk reagoi, thanë rusët, duke paralajmëruar se rritja e fluturimeve të NATO-s në rajon përbën rrezik për aviacionin civil.

NATO nuk ka komentuar ende ngjarjen.

Tensionet po rriten, me Ukrainën që akuzon Rusinë për planifikimin e një sulmi, ndërsa Rusia thotë se Ukraina po vepron në mënyrë luftarake.

Edhe pse Ukraina nuk është një aleat i NATO-s, forcat e saj janë treguar solidare me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re